“Sot do të bëhet nami”, Renato Makolli lajmëron një tjetër puntatë me përplasje në ‘Hell’s Kitchen Albania’

Edhe sezoni i tretë i programit ‘Hell’s Kitchen Albania’ ka ngjallur shumë komente dhe diskutime në rrjetet sociale. Sjelljet e shefit të kuzhinës, Renato Mekolli kanë marrë vëmendjen e të gjithë teleshikuesve dhe ndjekësve që nuk kanë hezituar të komentojnë veprimet e tij.

Së fundmi vetë Mekolli ka zgjedhur që me postimin e fundit të lajmërojë se edhe sonte në darkë do të bëhet “nami”.

“Sot do të bëhet nami dhe jam shumë i mërzitur. Ej se mos bëni gabim dhe nuk më shani, më shani sot dhe nesër që jeni pushim, kur të shkoni për kafe vazhdoni dhe komentoni. Ju dua. Ora 21:00 në Top Channel”, ka shkruar Renato krah fotos ku shfaqet shumë i qeshur. Nuk dihet ende se çfarë konkretisht do të rezervojë puntata e sotme, ndonëse ndjekësit janë duke e pritur me padurim.

revistawho.com