Sopranoja e famshme Inva Mula, fituesja e Konkursit Plaçido Domingo nuk ka ftesë zyrtare në galanë ku është i ftuar nderi Maestro Domingo

Sopranoja me famë botërorë Inva Mula, Nderi i Kombit, fituesja e Konkursit të Plaçido Domingos në Paris,
bija e dy themeluesave të Teatrit të Opersa dhe Baletit Maestro Avni Mula dhe Sopranos Nina Mula, nuk ka patur ftesë zyrtare të mbrëmjes gala të operas ku është i ftuar i madhi Plaçido Domingo.

Inva Mula që ishte e pranishme në dekorimin Nderi i Kombit që iu bë Ilir Kernit nga presidenti i Republikës,
deklaroi se nuk do të jetë e pranishme në mbrëmjen gala të inaugurimit të rikonstruksionit të Teatrit,
jo se i mungonte dëshira, por sepse nuk ishte e ftuar as ajo dhe as Ilir Kerni.

Sopranoja e famshme pohon se nuk ka marrë asnjë ftesë zyrtare nga drejtoresha artistike.
Por megjithatë thotë Inva Mula, nuk ka rëndësi, rëndësi ka që Teatri i Operas të ketë një program dinjitoz dhe jo sikur e ka patur deri më tani, me qëllim që të jetë pararojë e shoqërisë tonë.

Më poshtë voal.ch po sjell videon.