“Soprano e ‘La scala’ nxori klipin e ri”/ Olti Curri ironizon publikisht Fjolla Morinën, ajo reagon në mënyrë vulgare

Fjolla Morina ka publikuar sot videoklipin e saj të ri, me titullin “Nace Nace”. Ndonëse i publikuar para pak orësh, deri më tani, klipi ka arritur në gati 100 mijë shikime në Youtube. Një pjesë nga videoklipi e ka postuar edhe opinionisti i njohur Olti Curri në Instastory, shkruan Panorama Plus.“Soprano e ‘La scala’ nxorri klipin e ri”, shkruan Olti.

Olti-2

Fjolla e ka ripublikuar postimin e Oltit dhe i është kthyer: “Balerin ti”, duke e shoqëruar me emoji që tregon gishtin e mesit, një reagim vulgar ky për një personazh publil shkruan. Ndërkohë në klipin në fjalë, Fjolla Morina më shumë se sa për këngën, është kujdesur për ndërhyrjet e shumta në pamje duke hequr dorë përfundimisht nga pamja e saj e dikurshme për t’u shndërruar në një kopje të Kim Kardashian.