Sophie Turner rrëfen betejën me çrregullimet e të ngrënit
Aktorja e njohur Sophie Turner ka folur së fundmi për problemet me crregullimet e të ngrënit.
Në një intervistë për ‘Elle’, Sophie zbuloi se “për një kohë të gjatë” ajo shoqërohej nga një terapist.
“Nuk e di nëse e dini se çfarë është një shoqërues?” pyeti ajo gazetaren Lottie Lumsden. “Është një terapist, i cili do të sigurohej që nuk po bëja asgjë të pashëndetshme me zakonet e mia të të ngrënit.”
Turner tha se ajo ka një “marrëdhënie dashurie-urrejtjeje me mediat sociale”, sepse ndikojnë në çrregullimin e saj.
“Një natë, po mendoja vazhdimisht në mendjen time një koment që kisha parë në Instagram”, ndau aktorja, e cila ka 14.8 milionë ndjekës në platformën e mediave sociale. “Isha sikur ‘jam shumë e shëndoshë, jam kaq epadëshirueshme’.
Turner tha se shoqëruesi i saj më pas e këshilloi , duke i thënë: “E di, askujt në fakt nuk i intereson. E di që ti mendon këtë, por askush tjetër nuk po e mendon.Nuk je qendra e vëmendjes”.
Ajo tregoi gjithashtu se menaxhon çrregullimin e saj të të ngrënit duke shkuar në terapi çdo javë .
“Kam ende ditë kur ndihem në depresion ose në ankth,” pranoi ajo. “Tani është e menaxhueshme – i kam mjetet. Unë e di se çfarë është e mirë për mua dhe çfarë nuk është e mirë për mua. Unë e di se çfarë duhet të bëj për të arritur në një vend të mirë.”/Lapsi.al