Sony NRG rrëgen si u krijua “The Dreams”: Erdhi më takoi Eriosti në disko, Flori priste jashtë se kishte tangërllëk

The Dreams kanë qenë një ndër grupet më më të preferuara nga të rinjtë shumë vite më parë.

I ftuar në ABC e Mëngjesit, një nga pjesëtarët e grupit, Soni NRG ka zbuluar për herë të parë se si u krijuar ky grup me lider Flori Mumajesin.

Ndjestë pastë DR. Flori ka qenë revulucioni i muzikës. Nuk ka qenë rrjetet sociale, ka qenë diskotekat e hapura. Ka qenë kërcimi në trend atë kohë. Kemi qenë një grup kërcimi me miliona fansa, na ndiqnin nga pas. Kjo i ra në vesh Florit, i cili ka qenë fansi im dhe Eriosti.  Ata kishin një grup dhe vijnë më takojnë mua në një disko ku unë kërceja se ishin mbledhur shumë njerëz.

Më vjen Eriosti dhe më thotë: ‘Unë jam Eriosti të njoh, kam simpati për ty se ti kërcen shumë mirë. Unë nuk jam vetëm, kemi edhe një pjesëtar tjetër dhe po ndërtojmë një grup. Ai quhet Flori, po të pret jashtë’. Flori nuk vinte se di, kishte çik tangërllik”.

Më tej, ai ka rrëfyer edhe se hapin e parë për ndarjen e grupit e mori Flori dhe mes djemëve pati shumë qejf mbetje.

“Në kohën që Flori u largua nga grupi ka qenë Sinan Hoxha që i tha pse po tërhiqesh, ti mund të bësh edhe solistin, mund të mbash edhe grupin në të njëjtën kohë. Por ai kishte ato gjërat e veta dhe ne nuk mund të rrinim.

U mërzitëm kur Flori iku, i foli edhe Sinani, i mbajtëm inat. Eriosti ka mbajt inat më shumë, unë më pak”. l.k/abcnews.al