Sonte nata e parë e Këngës Magjike/ Dy këngëtare tërhiqen nga gara
Sot do të mbahet nata e parë e festivalit Kënga Magjike. Këtë herë misioni i këtij festivali të përvitshëm, është ‘Këndo për të ndërtuar’. Me të ardhurat e biletave, do të ndërtohet shtëpi për familje të prekura nga tërmeti.
Ndërsa këngëtarët e natës së parë, po përgatiten për daljen e tyre në skenë sonte, dy prej tyre mungojnë. E para që njoftoi largimin nga festivali ishte Linda Halimi, e cila jeton në SHBA.
Për shkak se është nënë e një vajze të vogël, për të ishte e pamundur të përmbushte angazhimin që kërkonte festivali.
Ndërsa së fundi, ishte tërmeti i 26 nëntorit, shkaku që Besa Kokëdhima, u tërhoq nga gara. Njoftimi i Besës:
Janë 48 artistë që do të performojnë në datat 4, 5 dhe 7dhjetor./L.F-dritare.net