Sonila Meço flet pas humbjes së të atit: “Dhembka fort shuarja e babit”

 

Sonila Meço po përjeton dhimbjen e humbjes së babait të saj, Tomor Meços dhe ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram ndjesitë me të cilat po përballet në këtë moment kaq të vështirë.

“Dhembka fort shuarja e babit dhe lamtumira e fundit pikoka si acid në stomak”, e nisi ajo postimin në Instastory, për të vijuar: “Ju jam mirënjohëse me shpirt për çdo ngushëlim e çdo fjalë zemre për gjyshi Tomin e shtrenjtë, që sot e përcollëm në banesën e fundit, teksa shpirti i ka nisur fluturimin e paqtë”.

Më tej, gazetarja dha edhe disa detaje për pritjen dhe vizitat e miqve “për të kujtuar e nderuar mes nesh histori e copëza jete të një burri fisnik”.

I ati i gazetares u nda nga jeta një javë para ditëlindjes së tij.

“Në pasditen e ngrohtë të një prilli të jashtëzakonshëm, vetëm një javë para ditëlindjes, babi ynë i shtrenjtë, Tomor Meço (gjyshi Tomi) u shua butë e paqtë, pas disa javësh të vështira”, bëri me dije Sonila, kur ndodhi ngjarja e trishtë.

classlifestyle