
Sonila Meço feston ditëlindjen, përlotet në studio nga surpriza e stafit
Gazetarja e njohur, Sonila Meço feston sot ditën e lindjes dhe surprizën më të bukur e ka marrë nga stafi i programit që drejton. Gjatë transmetimit ‘live’ kur emisioni ishte drejt përfundimit, moderatorja surprizohet nga një video e vajzës dhe miqve të saj, të cilët e urojnë duke kënduar për ditën speciale.
Sapo video shfaqet në ekran, Sonila përlotet dhe shfaqet më e emocionuar se kurrë. Sigurisht nuk mungon as torta dhe qirinjtë që vijnë në studio me stafin e emisionit. Surprizat kanë nisur që në studio për Sonilën dhe me siguri gjatë ditës do vazhdojnë edhe jashtë saj.
Kujtojmë se prej kohësh, gazetarja e suksesshme është pjesë e ‘Ora News’ ku drejton programin ‘Tempora’. / revistawho.com