Soni Malaj në prag të krijimit të familjes së re, pas fejesës nuk do të ketë dasmë por fëmijë

Pak para ndërrimit të viteve, gjashtë muaj pas shpalljes së fejesës me biznesmenin nga Tirana, Klevi, Soni Malaj deklaroi për mediat se është në prag të krijimit të një familjeje të re tradicionale. Më e bukura është që ata ndihen shumë harmonikë dhe kuptohen mirë me njëri-tjetrin, edhe pse kanë profesione të ndryshe, Soni këngëtare dhe Klevi biznesmen i një zyre të pasurive të patundshme, apartamenteve, etj në Tiranë. Në rrëfimin e fundit për moderatorin Alaudin Hamiti në Kosovë, Soni u shpreh se, se ende nuk bashkëjetojnë por kanë plan së shpejti, pra janë drejt asaj rruge. Pyetjes nëse do të bëhet Soni prapë nënë, ajo iu përgjigj: “Po, normalisht unë dua familjen, kam besuar tek një familje e konsoliduar, e shëndetshme e tradicionale kështu që besoj se po”. Diskutimit se a mundet një artiste në karrierë ta mbajë të palëkundur martesën e saj, iu përgjigj: “Varet se kë do të vendosim në plan të parë. Unë vendos familjen në plan të parë, prindërit, familjen, vëllain dhe Klevin. Nuk duhet të merret kaq shumë seriozisht pjesa e të quajturit personazh publik aq sa të na penalizojë jetën. Unë menaxhoj mirë gjithçka. Unë çohem në mëngjes, çoj gocën në kopësht, ushtrohem në kanto, bëj ushtrime fizike, gatuaj, etj. Pra kam kohë për çdo gjë e asgjë e s’më pengon”. Po një ceremoni të dytë dasme, a do të ketë për Sonin, nëse u frymëzua ndopak nga dasma e mikeshës Elia Zaharia me Princ Lekën? Soni iu përgjigj shkurt “Jo”. Ajo nuk e ka fshehur hobin e tyre të përbashkët si çift që është palestra. “Nuk jemi njohur në palestër, madje dhe ushtrohemi secili në palestra të ndryshme”, ka pohuar Soni. Ndër të tjera ka ndarë me ndjekësit disa sekrete si këngëtare. Një prej tyre është se për të mbajtur zërin në formë ajo ushtrohet dy-tre orë në ditë në kanto, pasi ndryshe bie dinamika e zërit sepse kordat duhen ushtruar njësoj si muskujt e tjerë.