Sondazhi zyrtar i Eurosong/ Eugent Bushpepa shumë pranë fitores

Rokeri i njohur i muzikës shqiptare, Eugent Bushpepa është shumë pranë fitores së Festivalit Europian, sipas sondazheve zyrtare të cilat e rendisin këngëtarin nga Shqipëria në vendet e para pretendente për fitore. Sipas blogut Poll 2018, që ndjek nga afër zhvillimet e Eurosong, në sondazhin e hapur nga faqja zyrtare e Eurosong, Bushpepa është ngjitur në vendin e katërt në renditje duke grumbulluar plot 2471 vota, me këngën “Mall”. Le të shohim se si do të jetë performanca e tij, në skenën e Eurovizion më datë 8 maj.