Sokol Guga mbledh filantropët në Shkup, detajet e spektaklit “Shën Tereza, shqiptarja e gjithë botës”
“Shën Tereza, shqiptarja e gjithë botës” spektakli më i madh humanitar që do të realizohet për herë të parë në Shkup (Maqedonia e Veriut) Një spektakël i madh, ku do të nderohen me cmimin e “Nënë Terezës” 15 personalitete të cilët kanë realizuar vepra të mëdha humanitare në jetën e tyre, por që nuk e kanë “bërtitur filantropinë e tyre.
Për rreth dy orë transmetim të drejtëpërdrejtë, publiku do të njoh emrat e bamirësve të mëdhenj shqiptar, nga Kosova, Maqedonia e Veriut e Diaspora.
Emra të mëdhenj të muzikës klasike por edhe artist të tjerë do të jenë të pranishëm në këtë mbrëmje si: tenori Kastriot Tusha, këngëtaria Kejsi Tola, orkestra me 40 instrumentist të cilët do të shoqërojnë artistët në skenë, ansambli shtetëror i këngëve dhe valleve shqiptare në Maqedoninë e Veriut si dhe të ftuar specialë, grupi i famshëm që vjen enksa nga Spanja, “Las Ketchup” me një rekord shikueshmërie prej 200 milion shikues dhe me 20 milion albume të shitur në të gjithë botën.
Spektakli i madh “Shën Tereza, shqiptarja e gjithë botës” vjen për herë të parë në Shkup, mes një bashkëpunimi i “Guga Production” Tv Klan Plus e Klan Macedonia. Ky eveniment i madh humanitar do të zhvillohet në muajin Qershor në sallën e Teatrit Kombëtar të Operës në Maqedoninë e Veriut.
Kujtojmë që edicioni i parë i spektaklit “Shën Tereza, shqiptarja e gjithë botës” ka patur edicionin e tij të parë në muajin Shtator të vitit 2019 në Prishtinë, në sallën “1 Tetori