Sokol Cikalleshi me vajzën në prehër, flet për ndjesitë e babait
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Sokol Cikalleshi duket se po e shijon në maksimum statusin e babait. 27-vjeçari u bë prind i një vajze të pagëzuar me emrin Rajna tetorin e vitit që lamë pas. Ai ka ndarë me miqtë foton duke kaluar kohë me vajzën, me diçiturën “Bukuria e jetës”. Kur vajza erdhi në jetë ai e përkufizoi ndjesinë e babait “parajsën e kësaj bote”, ndërsa gjatë pushimeve dimërore me bashkëshorten dhe vajzën shkruante “pasuria ime”.