Sokol Cikalleshi në Turqi në shoqërinë e Ezelit

Sokol-Cikalleshi-2

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Sokol Cikalleshi ka postuar një foto nga Turqia, me një personazh shumë të njohur, edhe për publikun shqiptar. Bomberi ka postuar një foto me aktorin e famshëm turk, Kenan Imirzaloglu, i njohur për rolin kryesor në serialin “Ezel”. Edhe në vetë përshkrimin e fotos, Cikalleshi ka shkruar: “Me Ezelin”. Ndërkohë mediat janë marrë me komentin e aktorit të humorit, Bes Kallaku, I cili i shkruan: Si e kishte dajën (E ka fjalën për personazhin e Dajës, ose Ramiz Karaeski tek filmi Ezel, aktori i quajtur Tuncel Kurtiz)? Por, “Daja” ka ndërruar jetë në moshën 77-vjeçare, në shtator të vitit 2013.