Sokol Cikalleshi bëhet baba për herë të dytë dhe ndan momentin më të bukur
Sokol Cikalleshi është bërë baba për herë të dytë. Bashkëshortja e tij, Kornelia, ka sjellë në jetë sot një djalë. Lajmin e bukur e ka dhënë vetë sulmuesi përmes rrjeteve sociale.Cikalleshi ka publikuar një foto nga momenti më i bukur ku shfaqet duke mbajtur të birin në duar dhe zbulon se i kanë vendosur emrin Lion.
“Mirë se erdhe djali im Lion. Qofsh i shëndetshëm dhe i hairit”, shkruan Cikalleshi, i cili është baba edhe i një vajze.