Sokol Balla shëtit botën në këmbë: Arsyeja pse rikthehem shpesh në Stamboll

I ftuar në “My Living” në Vizion Plus, Sokol Balla ka folur dhe për udhëtimet të cilat janë dhe pasioni i tij. Ai ka rrëfyer se i shfrytëzon këto udhëtime duke ecur sepse kështu e shijon më shumë vendin të cilin po viziton.

24 kilometra ka qenë ecja ime më e gjatë. Për shumë orë në fakt, nga mëngjesi deri në darkë në Myanmar. Kur kam arritur natën në hotel, nuk i ndjeja këmbët. Por, e para ishte shumë bukur. E dyta, unë rrallë herë udhëtoj dhe vetëm dhe kur je vetëm nuk ke asnjë impenjim tjetër.

Sokol-Balla-2

Por rekordet e moderatorit të “Real Story” nuk janë vetëm në ecje, por edhe në milje.
Udhëtimet e mia kanë nisur që nga 93-shi dhe prej asaj kohe nuk jam ndalur më. Udhëtimi i parë ka qenë në Pragë. Ka qenë një specializim atëherë kur punoja në Televizionin Shqiptar, i sponsorizuar nga BBC. Ishim disa gazetarë të rinj premtues të Ballkanit që u mblodhëm në Pragë për gati 3 javë.

Për një vit, Balla më pas udhëtoi në Budapest, Angli, Bullgari e Amerikë.
Balla ka rrëfyer në “My Living” se ai mundohet të mos jetë turist sipërfaqësor. Pra, Balla thotë se maksimalisht duhet të ketë lexuar 1 ose 2 libra për atë vend, ose të paktën të informohet.
Në vendet që Balla pëlqen, rikthehet shpesh herë. Dhe një ndër qytet e preferuara të Ballës është Stambolli.

Habia me Stambollin është se ti sa herë shkon, zbulon një lagje të re, një qendër të re. Është një qytet i jashtëzakonshëm. Londra, Athina dhe Neë York-u. Le të themi që sharmin kryesor, them unë, në mendjen time është një konkurrencë mes Amerikës Latine dhe Azisë Juglindore. Janë vende të jashtëzakonshme.

“Një shoku im thotë me shaka: Ti ke vizituar më shumë vende seç ka njohje Kosova. Po jemi aty. Unë duhet të jem midis 107-110 vendeve (si shtete)”, tregon Balla, i cili poston shpesh foto në Instagram nga udhëtimet e tij.