Sokol Balla rrëfehet: Baba për herë të tretë

Gazetari Sokol Balla është bërë tanimë baba për herë të tretë. Lajmin e ka dhënë vetë ai në një intervistë për ‘Fit Station’ në ‘News 24’.

-Fëmija i tretë ka shumë pak që ka ardhur në jetë? Sa muajsh është?

-Sapo ka bërë një muaj.

-Me jetë të gjatë. Vajzë, djalë?

-Vajzë.

-Emri?

-Brooklyn.

Balla ka treguar se si prindërimi ka ndikuar ne jetën e tij duke shtuar se çdogjë tanimë e bën në funksion të tyre.

“Unë mendoj që babai i do njëlloj fëmijët e tij, sigurisht secili në mënyrën e vetë. Por që nuk mendoj që, nuk kam besuar kurrë të paktën nga përvoja ime personale që një prind mund t’i dojë fëmiët njërin më pak, tjetrin më shumë. Secili fëmijë duhet njëlloj, por në mënyra specifike me secilin. Pra me djalin kam një lidhje shpirtërore time shumë të fortë dhe të njëjtën gjë kam dhe me dy vajzat. Për mua janë jeta ime dhe është një shprehje angleze që thotë në momentin që ti bëhesh prind, jeta jote ndryshon dhe ti kthehesh hija e fëmijëve te tu. Në momentin që dalin fëmijët në skenë, ti udhëton, ti punon, por gjithë kohës mendon për ta dhe jeta jote kthehet në funksion të tyre”, ka pohuar Sokol Balla.

Balla nuk ka folur për partneren e tij, me të cilën është celebruar pak muaj më parë./revistawho.com