Sokol Balla në ditën e lindjes, zbulon kuptimin e emrit të së bijës që lidhet me kujtimin e të atit

Sokol Balla festoi dje ditëlindjen më të veçantë për dy arsye, njëra e trishtë, e tjetra e bukur. Për herë të parë, i ati i Ballës nuk është me të për ta uruar, por kjo është edhe ditëlindja e parë që festoi me të bijën Brooklyn në krah.

“Emrin e dytë e ka Sayuri: Lule e Vogël, ne Japonisht. Ne kujtim të tim eti. Sot në ditëlindje, për herë të parë në 48 vjet Babi s’më uroi dot. Po sot Brooklyn-Sayuri më ledhatonte, në ditelindjen tonë të parë bashkë. Dhe engjëjt për pak çaste zbritën në tokë. Babi bashkë me ta”, shkruan Balla në foton me vajzën e tij të vogël./revistawho.com