
Sokol Balla ky baba i lumtur, poston foton e rrallë i përqafuar nga dy fëmijët
Sokol Balla shfaqet prej vitesh në ekran me programin e tij politik dhe duke marrë kështu edhe vëmendjen e të gjithë shqiptarëve. Së fundmi i është kthyer pasionit të tij të vjetër, radios dhe të gjithë ata që duan ta dëgjojnë, Ballën e gjeni dy herë në javë në “In Radio”.Gazetarin e njohur e kemi parë të jetë mjaft i rezervuar përsa i përket jetës së tij personale dhe familjen e tij e kemi parë shumë rrallë të bëhet pjesë e mediave. Madje edhe në llogarinë e tij personale në “Instagram” ai poston zakonisht foto që dëshmojnë mbi punën e tij. Por, në një ditë speciale si kjo e sotmja, Sokol Balla ka vendosur të kalojë jashtë çdo parashikimi, duke postuar një foto me djalin dhe vajzën e tij, shkruan Who. Për shkak se i biri, feston sot ditëlindjen, moderatori ka preferuar një mënyrë origjinale urimi përmes një fotoje ku shfaqet duke përqafuar fëmijët e tij, ndërsa shkruan në të: “Gëzuar ditëlindjen Colin”!
