S’ndalet Fero: Jam i shqetësuar për vajzën! Po keqpërdoret nga burra të huaj
Ish-reperi i njohur Fero ka reaguar sërish lidhur me fotot që postoi në rrjetet sociale, ku Arbenita Ismajli shfaqej me vajzën e tyre, në shoqërinë e një burri tjetër. Në një intervistë në emisionin “Shqipëria Live,” Fero u shpreh i shqetësuar vetëm për të ardhmen e vajzës së tij.
“Unë kam hedhur një foto sepse aty qëndron vajza ime. Kam argument se vajza ime keqpërdoret nga burra të huaj. Ajo qëndron me burra të huaj. Është shqetësimi im për vajzën. Ajo ka jetën e vet, mund të bëjë çfarë të dojë. Vajza është pika ime e dobët. Nëse ti vendos të bësh punët që do të bësh, mos e përfshi vajzën,” tha Fero, duke theksuar shqetësimin e tij për të ardhmen e së bijës.
Ishte pikërisht ky shqetësim që e shtyu Fero-n të postonte dy foto të Arbenitës me burra të tjerë. Në njërën prej tyre, modelja shfaqej nën shoqërinë e vajzës së saj dhe një burri, të cilin reperi e përshkroi si “të huaj” dhe “të papërshtatshëm”.
Në deklaratën e tij, Fero u shpreh me tone të ashpra:
“Ti jeton jetën tënde me burra të huaj, shko, rri, ulu, pi, bëj çfarë të duash. Nuk më intereson nëse e bën apo jo, është jeta jote. Por fakti që ti lejon atë burrë të huaj, atë plak të ndyrë, atë plak të zi, të marrë vajzën time dhe ta mbajë në krahë nëpër Dubai, është gabimi më i madh që ke bërë në jetën tënde.”
Pas publikimit të fotove, Arbenita reagoi ashpër duke e quajtur Fero-n “të çmendur” dhe “psikopat”. Ajo sqaroi gjithashtu se në foton e saj në Dubai ishte e shoqëruar nga një agjent imobilar.
Kujtojmë se pak ditë më parë Fero ndau dhe një apel për organet shtetërore:
“Unë i lutem autoriteteve kompetente të jenë të drejta në punën e tyre dhe të mos e mbyllin këtë çështje për shkak të padrejtësisë që më është bërë mua. Për shumë ditë, javë dhe muaj, ju kam lutur, qoftë në rrjetet sociale apo edhe fizikisht, që të merreni me këtë situatë. Mos më bëni padrejtësi. Organet kompetente duhet të merren me rastin para se të jetë tepër vonë.”
revistawho.com