“S’më intereson nëse është burrë apo grua”- Fituesja e Oskar në kërkim të partnerit por ka një kërkesë specifike: Të ketë bërë vaksinën anti-Covid

Susan Sarandon ka një kërkesë specifike për partnerin/en e saj të ardhshme. Ai/ajo duhet të ketë bërë vaksinën anti-COVID.

Kur fituesja e Oskar, teksa ishte e ftuar në podkastin “Divorced Not Dead”, u pyet për tipin e mashkullit që po kërkon në jetë, ajo zgjedhor pyetjen duke thënë “çdo gjinie, jo vetëm meshkuj”.

Më pas u shpreh: “Dikush që është i vaksinuar. Nuk më intereson nëse është burrë apo grua. Dua të them që jam e hapur për çdo moshë dhe ngjyrë. Këto për mua janë thjesht detaje. Por ajo që më intereson është dikush që dëshiron të bëjë aventura.”

Ajo gjithashtu theksoi rëndësinë e gjetjes së dikujt që nuk kërkon të krijojë një familje.

Sarandon është nëna e aktores Eva Amurri, 35 vjeç, të cilën e ka me regjisorin italian Franco Amurri, si dhe fëmijët e saj me aktorin Tim Robbins: regjisorin Jack Henry Robbins, 31 vjeç, dhe muzikantin e aktorin Miles Robbins, 28 vjeç.

Sarandon tha se po kërkon gjithashtu dikë që “është i apasionuar pas asaj që do bëjnë”.

“Mund të jetë mësues, shkrimtar, i suksesshëm ose jo,”– u shpreh aktorja, duke shtuar se duhet jetë “dikush që zotëron vetveten dhe nuk frikësohet kur dikush i afrohet asaj në rrugë duke i thënë ‘O Zot të dua’,”.

Lidhja e saj e fundit publike ka qenë me regjisorin Jonathan Bricklin, që përfundoi në 2015.

Gjatë intervistës, aktorja foli edhe për martesës. Susan Sarandon është martuar për herë të parë dhe të fundit në vitin 1967 me aktorin Chris Sarandon.

“Isha 17-vjeçe, në kolegj”– tregoi fituesja e Oskar. “Ne nisëm një lidhje dhe ishte përvoja ime e parë seksuale. Isha aq mirënjohëse, vendosa të martohesha vetëm sepse do të na kishin përjashtuar nga shkolla. Por ramë dakord që do të vendosnim çdo vit nëse do ta rinovonim apo jo.”

Pas shtatë vitesh martesë, ajo tha se vendosën që të ndaheshin. Ndërsa përfundoi: “Kurrë nuk kam dashur të martohem herën e parë.”

/Panoramaplus.al