Sky mbush 10 muajsh dhe Afërdita e Jakub ëmbëlsuan Instagramin me fotot e papublikuara të tij

Sky mbush sot 10 muaj jetë dhe teksa afrohet 1 vjetori i tij, mami Afërdita dhe babi Jakub festojnë çdo muaj plot ëmbëlsi bashkë me Insatgramin.

Këtë herë, Afërdita Dreshaj ka publikuar një foto nga koha kur Sky ende nuk kishte ardhur në jetë dhe ajo bashkë me motrën zgjidhnin rrobat dhe i bënin gati, ndërsa më tej me një grumbull fotosh të tij ajo i uron 10 mujorin: “Gëzuar gjithë bota ime. Të dua shumë”.

I ati, Jakub Kindl po ashtu ka publikuar një foto me një urim të shkurtër.

Afërdita ka vendosur që sot të festohet me mufin të cilat i ka gatuar vetë.

revistawho.com