
Skulpturë për Nexhmije Pagarushën
Këngëtarja ikonike Nexhmije Pagarusha do të përjetësohet me një skulpturë, sipas Albinfo.ch.
Bilbili i Kosovës do të vijë si skulpturë nga duart e artistit Agon Qosja i cili i ka publikuar fotografitë se si do të duket ajo.
Pagarusha vdiq më 2020 në moshën 86-vjeçare duke lënë pas një trashëgimi të pashlyeshme në muzikën shqiptare.