S*ks në këmbim të parave/ Mediat italine zbulojne shkaqet e vrasjes së Bledar Dedes! Lidhja gay me një 17-vjeçar që i mori jetën! Nga njohja, tek kurthi drejt vdekjes

Prostitucioni me të mitur duke se qëndron pas vrasjes së shqiptarit, Bledar Dedaj në një zonë të pyllëzuar të Pieve del Grappa (Treviso) më 20 Janar.

Ditën e djeshme (23 shkurt) në prangat e policisë italiane është vendosur një 17-vjeçar banues në komunën Pieve del Grappa.

Dyshohet se viktima, i cili ishte i martuar dhe baba i dy fëmijëve, ka detyruar adoleshentin që të kryenin marrëdhënie seksuale në këmbim të parave. Por kur 17-vjeçari ka dashur t’i jap fund, Bledar Dedaj dyshohet se e ka shantazhuar, ndaj adoleshenti i ka ngritur kurth për ta hequr qafe.

I mitur ka rënë dakord që të takohet me shqiptarin pasditen e 20 Janarit dhe kanë shkuar me makinën e viktimës brenda zonës së pyllëzuar larg syve të njerëzve.

I riu, sipas mediave italiane, dyshohet se është paraqitur në takim me thikë dhe i ka kërkuar Bledjan Dedaj që t’i jepnin fund lidhjes.

Debati ka rezultuar në një konflikt fizik, siç duket edhe nga goditjet e shumta sipërfaqësore në trupin e viktimës dhe nga plagët në duar, shenjë se Bledari ka tentuar të mbrohet.

Në atë moment, sipas hetimeve të prokurorisë, shqiptari ka dalë nga makina, por është goditur me thikë pas shpine nga 17-vjeçari.

Pas vrasjes së Bledar Dedjas i mituri u largua në këmbë nga vendi i krimit, por është filmuar nga kamerat e sigurisë të vendosura përgjatë rrugës kryesore.

Jeta e dyfishtë

Burri, i martuar me dy fëmijë të vegjël, takonte gra dhe të rinj për të kryer marrëdhënie seksuale. Në celularin e dytë të viktimës, hetuesit gjetën prova të kontaktit mes Bledar Dedjas dhe të dyshuarit.

Në biseda është zbuluar se të dy kishin rënë dakord të takoheshin pikërisht në ditën e vrasjes.

Djali, pasi ka goditur për vdekje 39-vjeçarin, i cili u gjet rreth 100 metra larg makinës me pantallona dhe të brendshme të ulura, me sa duket ka hequr qafe çelësat e mjetit, si dhe thikën e përdorur për të kryer krimin. Gjithashtu ka hequr qafe disa rroba që mbante veshur, ndoshta për shkak se ishin me gjak.

Takimi i parë

Takimi i parë mes 17-vjeçarit dhe shqiptarit është zhvilluar rreth një vit më parë në ambientet e punës së Bledarit.

Në atë periudhë, 39-vjeçari dyshohet se e bindi adoleshentin të fillonte një marrëdhënie seksuale në këmbim të parave.

Një nga hipotezat mbi të cilat po punon prokuroria është se 17-vjeçari ka dashur të ndërpresë lidhjen, por Bledari nuk pranoi dhe gjithashtu e shantazhoi.

Gjurmët

Ditët e fundit Prokuroria kishte bërë hetime për disa shenja gishtash të gjetura në rroba, në trup dhe me gjasë edhe në disa sende personale që ndodheshin brenda Mercedes Class B që i përkiste viktimës.

Djali u tradhtua nga mesazhet e gjetura në celularin e dytë të Dedjas, të cilat vërtetojnë kontaktin me të dyshuarin. Por mbi të gjitha dëmtimet në duar që 17-vjeçari mori gjatë përleshjes së 20 shkurtit.

Dedja u godit me rreth njëzet plagë me thikë, njëra prej të cilave, ajo fatale, ishte goditja në kurriz që i dëmtoi mushkëritë dhe duke i shkaktuar gjakderdhje të madhe.

panorama.al