Skënder Gega niset me urgjencë drejt Turqisë, “COVID-19” përkeqëson gjendjen e trajnerit të Kukësit

Trajneri i Kukësit, Skënder Gega, prej dy javësh është infektuar me “COVID-19”. Teksa pritej që gjendja e tij të stabilizohej, ajo ka ardhur duke u rënduar.

“Panorama Sport” mëson nga burime pranë trajnerit se ai është nisur sot me urgjencë drejt Turqisë.

Koronavirusi i ka prekur mushkëritë trajnerit dhe gjendja e rënduar e ditëve të fundit e ka detyruar të shtrohet për një mjekim më të specializuar në një spital të njohur në Turqi. Drejtuesit e Kukësit kanë marrë të gjitha masat për t’i qëndruar pranë trajnerit në këtë moment të vështirë që po kalon.

SKERDILAID SULOZEQI-PANORAMASPORT.AL