S’kanë të ndaluar Talibanët/ Derdhin në kanal, fuçitë me alkool dhe arrestojnë tregtarët: Profeti i ka mallkuar ata që e prodhojnë
Talibanët nuk kanë të ndalur me sjelljen e tyre brutale që pasi morën pushtetin në Afganistan që pas ikjes së amerikanëve. Veprimi i tyre i radhës ka të bëjë me derdhjen në një kanal në Kabul të 3 mijë litra alkool.
Inteligjenca afgane e ka argumentuar këtë si një përpjekje për të eliminuar shitjen e alkoolit, nga regjimi i ri i Talibanëve, të cilët theksojnë se “muslimanët duhet ta marrin seriozisht heqjen dorë nga prodhimi dhe shitja e alkoolit”,shkruan The Guardian.
Agjencia e inteligjencës afgane e përfshirë në këtë operacion thekson se tre shitës alkooli janë arrestuar.
“Zoti e ka quajtur alkoolin diçka të shëmtuar dhe kërkon nga muslimanët të jenë seriozisht të distancuar nga alkooli. Profeti islamit, i ka mallkuar të gjithë ata që e prodhojnë dhe e shpërndajnë. Konsumi alkoolit është i keq, akoma edhe më i keq për vendin tonë nga këqijat që sjell“, thotë Sheikh Zahorullah, udhëheqës fetar.