“Skandaloze, si nuk të vjen turp!” Irini Qirjako në momentin më të vështirë, bie në kurthin e vitit
Një situatë e pazakontë ndodhi në studion e ‘Abc e Pasdites’ nga Ermal Peçi në emisionin special të ndërrimit të viteve. E ftuara speciale Irini Qirjako u befasua kur mori një telefonatë surprizë nga një person anonim që pretendonte të ishte vërtetë këngëtarja e njohur.
Totalisht e çoroditur Irini u shtang kur dëgjonte nga telefonuesi anonim detaje të ndryshme të jetës së saj të cilat përkonin të ishin të gjitha të vërteta si shtëpia e parë ku Irini ka jetuar apo dhe idhujt e saj përgjatë jetës.
Plot humor Qirjako tha se mënyra se si po imitohej ishte origjinale. Në fakt bëhet fjalë për aktorin dhe moderatorin Elios Shuli, për të cilin Irini tha se do të kishte shumë dëshirë ta takonte.
Irini Qirjako shprehu në intervistë me Ermalin mbi vitin e saj I cili është në prag përmbylljeje.
Ajo tha se I kishte munguar publiku dhe performimi në një skenë. Teksa u pyet nga moderator nëse I ka marrë të gjitha çfarë meriton në Shqipëri apo ishte e gatshme të largohej, këngëtarja u përgjigj:
“Unë i kam marrë të gjitha, nga publiku nga kolegët dhe nga shteti. Të gjithë titujt. Por tani jam e trishtuar se një karrierë të tërë në skenat shqiptare, një këngëtare që kam pasur oferta ta lej këngën shqiptare të shkoj diku tjetër të këndoj. Por unë nuk e kam tradhëtuar kurrë këngën shqiptare sepse e dashuroj dhe u bëra artiste këtu. Kam titullin e lartë “Mjeshtri i Madh” por nuk e kam të konvertuar në materiale. Nuk janë të gjithë artistët njësoj. Sot kushdo bëhet artist. Por unë kam dalë nga komisione të forta.” – shprehu Qirjako mbi pengun e saj të madh.
Për këto dhe për të ndjekur telefonatën surprizë tejet gazmore, ju ftojmë të ndiqni intervistën e plotë në kanalin zyrtar në YouTube të Abc News Albania. /abcnews.al/