Skandalizohet Norvegjia; Gjinekologu 55 vjeçar ka përdhunuar 87 gra, mes tyre dhe të mitura

Norvegjia është duke u përballur me skandalin më të madh në historinë e të gjithë vendit. Një gjinekolog akuzohet për përdhunimin e 87 grave, paciente të tij, përgjatë një periudhe 20 vjeçare.

Sipas Daily Mail, gjinekologu Arne Bye, 55 vjeç, i cili ka punuar për shumë vite në klinikën komunale në qytetin e vogël Frosta, akuzohet se ka përdhunuar 87 gra dhe ka regjistruar në video sulmet seksuale që ndodhën në klinikën e tij dhe shtëpitë e ‘viktimave’ të tij duke përfshirë edhe dy vajza të mitura. Pacientja e tij më e madhe e abuzuar ishte 67 vjeç dhe më të voglat 14 dhe 15 vjeç.

Në lidhje me ngjarjen tronditëse policia ka sekuestruar më shumë se 6000 orë filmime, shumica e të cilave janë të ekzaminimeve gjinekologjike të regjistruara pa dijeninë e pacientëve.

Sipas aktakuzës, Bye dyshohet se ka përdorur objekte të tilla si një “deodorant”, një “shishe” dhe një objekt cilindrik të paspecifikuar gjatë këtyre ekzaminimeve, pa arsyetim mjekësor.

living.al

Me te lexuarat