Skandali i tradhtisë prek dhe mamanë e vajzave, Kris Jenner e shqetësuar

Jordyn Woods do të jetë e ftuar natën e sotme në emisionin e Jada-Pinket Smith, ku do të flasë rreth skandalit të tradhtisë me ish- partnerin e Khloe Kardashian, Tristan Thompson. Kjo shfaqje publike e saj e ka shqetësuar shumë mamanë e Khloe-s dhe e ka intriguar shumë rreth faktit se çfarë do të tregojë Woods.

Kris-Jenner-2

Burime pranë ‘Hollywoodlife’, kanë treguar se Kris Jenner është lënduar shumë nga kjo që i ndodhi dy vajzave të saj, Khloe-s dhe Kylie-t. Jordyn Woods u largua menjëherë nga rezidenca ku jetonte me shoqen e saj më të ngushte, Kylie Jenner, pasi lajmi u bë publik dhe deklaroi se nuk mbante mend asgjë se çfarë kishte ndodhur pasi kishte qenë nën efektin e alkoolit, shkruan Who. Nuk dihet ende se çfarë do të tregojë 21-vjeçarja në programin ku është ftuar, megjithatë të gjithë ndjekësit e familjes Kardashian janë duke pritur me kureshtje shumë të madhe këtë dalje të saj publike.