Skandali në ekspozitë/ Vizitori ha bananen 120.000 dollarëshe

Banania 120.000 dollarëshe e ekspozuar në Miami, u gëlltit nga një vizitor i pazakontë. “The Comedian”, vepër e Maurizio Cattelan “ra viktimë” e një tjetër kolegu. Një artist performancash që hëngri bananen, e cila ishte vepra e artit e quajtur “Comedian”, dhe vlera e saj arrinte në 120 mijë dollarë, tha se veprimi i tij nuk ishte vandalizëm dhe nuk pendohet aspak.

“Unë e vendosa në mëngjes. Por nuk isha shumë i uritur. Kështu që kalova dy orë në Bazel dhe e hëngra”, tha artisti David Datuna, i cili ka lindur në Gjeorgji. Ai iu bashkua fotografive që bëheshin me bananen të shtunën, por në një moment e tërhoqi dhe e kafshoi. Vepra e artit, e krijuar nga Maurizio Cattelan u shit për 120 mijë dollarë. “Pikë së pari, unë e respektoj shumë këtë artist. Për mua, ai është një prej artistëve më të mirë të botës. Dhe unë mendoj se është hera e parë në historinë e artit që një artist “ha konceptin” për një artist tjetër. Njerëzit më pyetën: Ti e hëngre bananen? Fizikisht, ishte një banane, por në këtë rast, ishte thjesht objekt. Kështu që unë hëngra konceptin e artit”, tha Datuna për gazetarët.

https://www.instagram.com/p/B5uTxmnKame/?utm_source=ig_embed