SKANDALI ME PAGAT/ Zbulohen rrogat e personave që nxorën databazën nga Tatimet! U ble nga drejtori i një institucioni financiar dhe një menaxher…
Skandali me rrjedhjen e të dhënave personale të rreth 630 mijë shqiptarëve shkaktoi mjaft reagime në opinionin publik dhe atë politik.
Prokuroria ka vendosur arrestimin e dy specialistëve të Agjencisë Kombëtare të Informacionit (AKSHI), të cilët sipas Elisabeta Imerajt ushtrojnë punën e tyre edhe pranë drejtorisë së Tatimeve.
Në pranga është vendosur Andi Agaraj, specialist IT i nivelit të lartë, si edhe Eni Qirjako edhe kjo specialist IT e nivelit të lartë pranë AKSH.
Panorama.al ka kontrolluar emrat e tyre në listën e pagesave që këta të fundit nxorën dhe sipas prokurorisë e kanë shpërndarë për të përfituar para.
Andi Agaraj rezulton se paguhet nga AKSHI me një vlerë prej 102.502 lekë ose rreth 1 mijë USD.
Po ashtu dhe Eni Qirjako rezulton se merr nga AKSHI një vlerë prej 102.502 lekë ose rreth 1 mijë USD.
Ndërkohë që sipas prokurorisë së Tiranës, databaza është blerë nga dy biznese private.
Endrit Ikonomi rezulton në databazën e prillit se është drejtori i përgjithshëm i një institucioni financier “Credit 2 Al” dhe ai paguhet në muaj me vlerën 387,774 lekë ose rreth 3800 USD.
Kurse personi tjetër, identifikuar si Klodian Sota është menaxher pranë kompanisë “Smart Collection” dhe paguhet me pagë minimale rreth 40 mijë lekë, ose 400 USD.