Skandali i videove intime, kujt i dedikohet reagimi i fundit i Luana Vjollcës?
Fill pas deklaratës së Karamuços në emisionin “Zonë e lirë” – ku pretendonte se qarkullojnë video intime të personazheve të njohura të showbiz-it shqiptar – u publikua një video, protagoniste e së cilës u aludua nga shumë persona se ishte Luana Vjollca.
Ky lajm u mohua dhe përgënjeshtrua menjëherë nga moderatorja, e cila publikoi një reagim në Instagramin e saj, ashtu sikurse dhuroi një mesazh në fillim të emisionit “Love Island” duke qartësuar se nuk ishte ajo vajza në video.
Teksa shumë personazhë publikë i kanë dalë në krahë, duke ngritur alarmin për situata të tilla, Luana dha një reagim të fundit lidhur me situatën e krijuar, duke falenderuar te gjithë ata që e kanë mbështetur.
Nëpërmjet një postimi në Instagram, moderatorja e “Love Island” tregoi dhe anën “e mirë” të këtij incidenti të pakëndshëm.
“Në situata të tilla dhe kush vërtetë të don/të vlerëson. Kot nuk thonë çdo e keqe e ka një të mirë.”– ka shkruar ajo.