Skandali Ferragnez: Fedez humb mijëra ndjekës! Po Chiara?
Pas deklaratës së Chiara Ferragni-t mbi tradhtitë dhe vështirësitë martesore, ish-bashkëshorti i saj, Fedez, po përballet me një rënie drastike të ndjekësve, ndërsa mbështetja për Chiara-n po rritet.
Sipas të dhënave të fundit, Fedez ka humbur mbi 10,000 ndjekës brenda pak orësh, një sinjal i qartë i reagimit të publikut ndaj situatës. Nga ana tjetër, Chiara ka fituar rreth 45,000 ndjekës të rinj, gjë që tregon mbështetjen e madhe që po merr nga publiku, i cili është pozicionuar në anën e saj, të paktën në këtë moment.
Gjithçka shpërtheu kur Chiara Ferragni vendosi të flasë hapur dhe të tregojë të vërtetat e fshehta të martesës së saj me Fedez. Sipas rrëfimeve të Chiara-s, reperi e ka tradhtuar disa herë ndër vite, madje edhe para se të martoheshin në vitin 2018.
Angelica Montini, gruaja me të cilën Fedez ka pasur lidhje gjatë martesës me Chiara-n.
Deklaratat kanë shkaktuar një valë zemërimi mes fansave, të cilët ndihen të tradhtuar nga imazhi i çiftit perfekt që kishin krijuar ndër vite. Në rrjetet sociale, hashtag-u #TeamChiara është bërë viral, me mijëra njerëz që shprehin solidaritet dhe përkrahje për të në këtë moment të vështirë.
Nuk është hera e parë që Ferragnez (siç quhet çifti nga ndjekësit) bëhen qendra e vëmendjes për çështje private, por këtë herë duket se reagimi i publikut është shumë më i fortë se më parë. Disa përdorues madje kanë komentuar se humbja e ndjekësve për Fedez mund të jetë vetëm fillimi i një krize shumë më të madhe për imazhin e tij publik.
Ndërkohë që thashethemet vazhdojnë, mbetet për t’u parë se cila do të jetë lëvizja e ardhshme e Fedez-it, çfarë do të zbulojë Fabrizio Corona, a do të reagojë Chiara etj.
Anabelmagazine