Skandal/ U arrestua pak ditë më parë, dalin fotot intime që zyrtarja i dërgonte një ministri
Ish-sekretarja e Ministrisë së Brendshme të Serbisë, Diana Hrkaloviç, i ka dërguar një ministri, në atë kohë një prej politikanëve më të fuqishëm në Serbi, foto intime, të bëra në zyrën ku ajo punonte.
Në mediat serbe po qarkullon fotoja e mëposhtme, ku ish-sekretarja pozon duke reaguar të brendshmet, foto që sipas tyre ia ka dërguar ministrit.
Kujtojmë se Hrkaloviç u arrestua të premten që lamë pas, sepse dyshohet se ka fshehur vrasjen e Vlastimir Millosheviçit.
Diana Hrkaloviç u emërua në pozitën e Sekretares së Shtetit në Ministrinë e Brendshme në vitin 2017.
Në atë kohë, funksioni i ministrit mbahej nga Nebojsha Stefanoviç, ministri aktual i Mbrojtjes i Serbisë. Hrkaloviç përshkruhej si bashkëpunëtorja e tij më e afërt.