Skandal te klubi Europian, lojtarët kapen duke kryer marrëdhënie seksuale

Një skandal seksual ka tronditur klubin belg të futbollit, Espoir Minerois. Në disa video të publikuara në rrjetet sociale, shfaqen disa persona me mbishkrimin Minerois në shpinë duke bërë seks me një grua të zhveshur.

Skandal-2

Videoja e parë e cila qarkulloi në mediat sociale shihej gruaja teksa po zvarritej në dysheme, ndërsa ishte plotësisht e zhveshur. Në fund të sekuencës filmike, gruaja e re i afrohet njërit prej lojtarëve, duke ngjallur dyshime se po kryente seks oral me të.

Skandal-1

Edhe pamjet e publikuara në videon e dytë janë me pullë të kuqe, me një prej futbollistëve që shihet të kalojë momente intime me gruan në një krevat masazhesh.

Skenat dyshohet se janë filmuar nga një prej lojtarëve pas një seance stërvitore më 20 shtator. Policia belge ka nisur hetimet, teksa nuk dihet ende nëse gruaja ishte e vetëdijshme apo nën ndikimin e lartë të drogës dhe alkoolit./oranews/