SKANDAL/ Prezantuesi i njohur kapet “mat”, paguante adoleshenten që t’i dërgonte fotot seksuale
Një skandal ka përfshirë rrjetin mediatik BBC, pasi një prezantues i njohur akuzohet për pedofili.
Sipas mediave në Britani, prezantuesi i njohur, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, akuzohet se ka paguar një vajzë adoleshente për foto seksuale rreth 30 000 paund.
Prezantuesi po përballet tashmë me hetime për pagesat, që thuhet se kanë ndodhur kur vajza ishte 17vjeç. Ai e paguante që ajo t’i dërgonte foto me përmbajtje seksuale, ndërsa sipas nënës së të miturës, paratë e dërguara e reja i kishte përdorur për varësinë nga kokaina dhe tashmë është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Rrjeti BBC thotë se për momentin prezantuesi nuk do të shfaqet në ekran dhe se është pezulluar.
“Një herë ai i kishte dërguar 5,000 paundë njëherësh. Paratë ishin në këmbim të fotove seksuale të fëmijës tim”, dëshmonte nëna e zemëruar e vajzës për të përditshmen The Sun.
Mediat raportojnë se familjarët e viktimës ishin paraqitur në BBC më 19 maj dhe i ishin lutur institucionit t’i kërkonin këtij personi të mos dërgonte më para.
“Unë fajësoj BBC që ky burrë ka shkatërruar jetën e fëmijës tim,” tha një prej familjarëve.
Mesazhet kishin nisur prej vitit 2020 kur abuzuesi prezantues i BBC dërgonte foto të tij nga vendi i punës në këmbim të fotove të adoleshentes.