SKANDAL në SARANDË/ Nëna detyron vajzën 14-vjeçare të kryejë marrëdhënie sek*uale, kundrejt pagesës!

Nëna detyron vajzën 14-vjeçare të kryejë marrëdhënie seksuale, kundrejt pagesës me burra të tjerë.

Njoftimi i policisë në Sarandë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimin penal për shtetasen E. M., 37 vjeçe, banuese në Sarandë, pasi ka kallëzuar vajza e saj 15 vjeçe se kjo shtetase e ka nxitur të kryejë marrëdhënie seksuale me disa shtetas, për të përfituar para.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë u referuan materialet në Prokurori dhe punohet për kapjen e shtetasit S. S., 41 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ditën e djeshme, ka djegur me lëndë djegëse, portën e jashtme të një dyqani, në lagjen nr. 1.