Skandal në Indi/ Aktorët e njohur akuzohen për drogë, mes tyre “Sadna” dhe “Alek”

Byroja e Kontrollit të Narkotikëve në Indi po punon me shpejtësi në këndin e drogës që vjen nga shoëbizi.

Byroja ka thirrur për investigim disa nga aktorët shumë të njohur indian si Deepika Padukone, Rakul Preet Singh, Shraddha Kapoor dhe mes tyre janë përmendur edhe emrat e Sara Khan dhe Angad Hasija.

Këta të fundit u bënë të njohur në vendin tonë me serialin “Bidaai”. Hetimi ka nisur në industrinë e televizionit pasi aktorja Abigail Pande zbuloi 20 emra që i përkasin shoëbizit.

Mediat kanë kontaktuar me Sara Khan për të mësuar të vërtetën, por ajo ende nuk ka kthyer përgjigje. Madje aktorja nuk është në dijeni të lajmeve më të fundit.