Skafi përplas 15-vjeçarin, drejtuesi i skafit i dehur: Nuk e vura re
Një 15-vjeçar ka mbetur i plgos.ur, pasi është goditur nga një skaf në plazhin “Grias to Pidima” në Andros. I mituri është në gjendje të mirë shëndetësore por ka pësuar mavijosje në krahun e majtë dhe në shpatull.
Njëkohësisht, atij iu desh që të transportohej me helikopter në Elefsinë, për t’iu nënshtruar analizave neurologjike.
33-vjeçari drejtues i skafit pasi i ka ofruar ndihmën e parë e ka nxjerrë në breg. Drejtuesi i skafit është ndaluar dhe iu nënshtrua analizave toksikologjike dhe alkomaterialit.
Nga hetimet paraprake, oficerët e portit i kanë kryer testin e alkoholit drejtuesi 33-vjeçar të skafit dhe përqindja e alkoolit të konstatuar ka qenë mbi kufirin e përcaktuar. Autoritetet po hetojnë se sa larg lëvizte skafi nga toka.
Sipas legjislacionit, ai duhet të lëvizë në 200 metra. Kujtojmë se pak ditë më parë një aksident i njëjtë ndodhi në bregdetin shqiptar.
Fatkeqësisht 7-vjeçarja që u godit nga skafi në Himarë, nuk mundi të mbijetonte për shkak se helikat e skafit që drejtohej nga një polic, e dëmtuan rëndë dhe humbi jetën.