“S’ka rëndësi kush jeni, pandemia do na prekë të gjithëve”- Rihanna dhuron miliona dollarë për të luftuar koronavirusin
Fondacioni i Rihanna ka dhuruar 5 milion dollarë për organizata të ndryshme që ndihmojnë për të luftuar koronavirusin.
Clara Lionel Foundation njoftoi dhurimin në një deklaratë.
“Kurrë nuk e mendonim se koronavirusi do të ndryshonte në mënyrë kaq dramatike jetën tonë,”– tha fondacioni. “Nuk ka rëndësi se kush jeni ose nga jeni, kjo pandemi do të na prekë të gjithë ne.”
Fondacioni dhuroi paratë për Direct Relief, Feeding America, Partners in Health, The World Health Organization’s COVID-19 Solidarity Response Fund dhe International Rescue Committee.
Rihanna filloi Fondacionin Clara Lionel në 2012. Organizata jofitimprurëse mori emrin në nder të gjyshërve të saj.