S’ka më sherre! Ja kush i pajtoi Mozzik-un dhe Loredanën (Foto)
U bë kohë që përflitet ndarja e tyre. Mozzik dhe Loredana kanë qenë në qendër të vëmendjes së mediave dhe nga të dy nuk kanë munguar kunjat apo statuset ironike.
Ishte Loredana ajo që konfirmoi ndarjen duke e quajtur veten nënë beqare. Thumbat nuk kanë munguar as nga reperi i cili së fundmi ka publikuar këngën e tij më të re ‘Dhelpër dinake’ e cila thuhet se i dedikohet ish-partneres.
Por duket se sherret kanë marrë fund mes të dyve dhe ajo që i ka ‘pajtuar’ ka qenë pikërisht vajza e tyre Hana.
Mbrëmjen e djeshme Mozzik dhe Loredana kanë qenë duke folur në telefon me kamera. Këtë e ka zbuluar vetë reperi i cili ka publikuar edhe një foto në ‘Instastory’ ku në të shihet edhe Hana e vogël duke fjetur.
“Jetë”, shkruan ai në foto.