S’ka më dyshime, Rina Balaj dhe SinBoy i japin fund lidhjes 4-vjeçare

Rina Balaj ka konfirmuar lajmet se ajo dhe SinBoy nuk janë më bashkë. Dyshja i kanë dhënë fund lidhjes 4 vjeçare.

Në një intervistë për T7, ajo ka zbuluar se është ndarë prej kohësh, por nuk ka dashur ta bëjë publike. “Unë nuk jam person që i dua dramat. Se po të doja të bëja drama, kam patur mundësi të bëj drama shumë më të mëdha që i kam tejkaluar. Por, thjesht dua tu jap fansave të mi energji pozitive dhe mos t’i ngarkoj me gjëra se çfarë ka ndodh me Rinën ose gjëra të tilla. Unë dua që mediat të shkruajnë vetëm mirë për mua, por nuk i ndaloj dot as kur shkruajnë për keq se unë ndonjëherë reagoj keq. Media është e rëndësishme, portalet janë të rëndësishme por unë nuk dua drama. Po, është e vërtetë që jemi distancuar. Por nuk do doja që ta bënin të madhe se ne kemi shumë kohë që jemi distancuar. Por, në muzikë nuk jemi ndarë dhe kemi punuar bashkë. Ndarja u bë publike sepse ne nuk ndiqemi më në Instagram. Kemi kaluar shumë mirë, por jeta është e tillë”, është shprehur reperja.