S’ka më dyshime: Belen Rodriguez në krahët e Stefano De Martino

Prej disa kohësh qarkullojnë zërat se Belen Rodriguez është rikthyer me ish-bashkëshortin, Stefano De Martino dhe tanimë, falë këtij postimi, Belen i dha fund dilemave dhe konfirmoi me anë të një puthjeje se po, ata janë bashkë.

Çifti i famshëm ka përjetuar shumë ndarje, por sërish e kanë gjetur rrugën për te njëri-tjetri. Shumë shpesh është aluduar për një ribashkim të çiftit, pas fotove të paparacëve. Spekulimet për një ribashkim të mundshëm nisën të gëlonin pas ndarjes së Belen me Antonio Spinalbese, me të cilin ka edhe një vajzë, Luna Mari.

Gjithashtu, Belen ka edhe një djalë, Santiago, me partnerin e saj, Stefano De Martino.

Mesa duket, qenka sezoni i dasmave dhe bashkimeve!

Anabelmagazine