Sjelljet që Tregojnë se një Mashkull është Dashuruar me Ju dhe Ato që Tregojnë se Ju Përdor!
Shumë gra, sidomos vajza të reja, shpesh ndihen të pasigurta në marrëdhëniet e tyre romantike. Epo, nganjëherë pritshmëritë tona më të këqija janë të justifikueshme, por gjithashtu mund të jetë e lehtë të dyshojmë për ndjenjat e partnerit tonë për shkak të pasigurive tona ose marrëdhënieve të mëparshme të këqija.
Për fat të mirë, ka disa shenja që mund t’ju ndihmojnë të kuptoni nëse partneri juaj ju do me të vërtetë apo është duke ju përdorur vetëm për përfitimin e vet.
Ne e dimë se sa konfuze mund të jenë marrëdhëniet, kështu që duam të hedhim dritë mbi atë se si të përcaktojmë qëllimet e vërteta të partnerit.
Ju do: Ai i mban syte tek ju gjatë gjithë kohës
Këngëtarët e shumë këngëve romantike e kanë kuptuar siç duhet: mashkulli që është me të vërtet i dashuruar me ju, nuk do të jetë në gjendje t’i heqë sytë nga ju.
Shumë meshkuj kanë këtë shikim të veçantë në sytë e tyre kur jeni bërë gati për natën e së premtes. Por në qoftë se vëreni se ai ju shikon i mrekulluar dhe ngazëllim kur bëni gjëra të thjeshta si gatimi në kuzhinë apo kur vishni pallton tuaj, ai mund të ketë rënë në dashuri.
Ju përdor: Ai nuk ju bën të ndiheni e veçantë.
Ndjeheni sikur nuk jeni ndryshe nga ndonjë vajzë tjetër me të cilën ai ka qenë ose nga miqtë e tij. Ai mund t’ju krahasojë vazhdimisht me njerëz të tjerë ose të mos jetë aspak i përkushtuar ndaj jush. Dhe në qoftë se ndjeheni si “dikush mbarë”, ai ndoshta nuk kujdeset për ju aq shumë sa t’ju vlerësojë.
Ju do: Atë nuk e kap paniku edhe atëherë kur ju e prisni që të ndodhë
Ne të gjithë i kemi ato të metat tona dhe është krejtësisht normale që për disa njerëz ato të jenë pengesë. Por nëse partneri juaj di shumë për të kaluarën tuaj, duke përfshirë momentet për të cilat nuk jeni shumë krenarë dhe ai është ende me ju, ai mund të jetë i dhënë pas jush më tepër nga sa mendoni.Përqafimi i të gjitha anëve të një personi tjetër, dhe jo vetëm i atyre të këndshmeve, është një shenjë e një marrëdhënieje të pjekur dhe dashurie.
Ju përdor: Ju vazhdimisht ndjeheni fajtore.
Duket sikur ju nuk mund të bëni asgjë siç duhet duke filluar nga trajtimi i problemeve në punë deri tek zgjedhja e ushqimit për macen tuaj.
Nëse vazhdimisht, pa marrë parasysh se çfarë bëni, ndjeheni sikur nuk është e mjaftueshme dhe mund të bënit edhe më mirë, është koha ta shkëputni këtë marrëdhënie.
Nuk ka asgjë të keqe me përpjekjen për të ndihmuar partnerin tuaj të bëhet një person më i mirë, por këto ndryshime duhet të vendosen me dashuri dhe kujdes dhe jo duke ju bërë të ndiheni fajtore.
Ju do: Ai është më i vetëdijshëm se si sjellja e tij mund të ndikojë tek ju.
Ne të gjithë kemi modelet tona të sjelljes dhe jo gjithmonë e kuptojmë plotësisht se si ato ndikojnë tek njerëzit e tjerë. Nëse vëreni se partneri juaj po bëhet më i vetëdijshëm dhe po përpiqet të sillet në një mënyrë që të mos lëndoheni ose zhgënjeheni, kjo është një shenjë e mirë.
Por mbani në mend se nëse jeni të shqetësuar për diçka ose dëshironi që ai të veprojë ndryshe, është më mirë të bëni një bisedë dhe të mos prisni që ai ta kuptojë atë.
Mashkulli juaj nuk mund ta lexojë mendjen tuaj, apo jo?
Ju përdor: Ai zhduket.
Ju bëni plane së bashku dhe ai zhduket në momentin e fundit. Ose i duhen dekada për t’iu përgjigjur mesazheve ose telefonatave. Po, ai mund të jetë i zënë një herë në disa kohë, por personi që ju çmon vërtet do të gjejë një moment për t’u marrë me ju.
Nëse ndjeheni sikur ai nuk e vlerëson kohën tuaj, ju me siguri dilni me të vetëm kur është e pështatshme për të apo ka orarin e lirë.
Ju do: Ai vëren detaje të vogla që ju bëjnë të lumtur.
Ne të gjithë i duam gjestet madhështore, por gjërat më të vogla kanë rëndësi më të madhe. Për shembull, ai mban mend shijen tuaj të preferuar të akullores, një emision televiziv që shikoni kur jeni e trishtuar, ose emrin i kafshës tuaj shtëpiake të parë.
Këto gjëra tregojnë se ai interesohet për të shkuar përtej gjërave stereotipike si lulet dhe ëmbëlsirat dhe angazhohet me ju në një nivel më personal.
Ju përdor: Ai kurrë nuk është gati për kompromis.
Bërja e kompromiseve mund të jetë e vështirë, veçanërisht nëse marrëdhënia juaj është e re, por është qëllimi ne të cilin të gjithë duhet të përqendrohemi. Partneri juaj duhet të respektojë opinionin tuaj dhe të jetë i gatshëm për të gjetur ekuilibrin e duhur, kështu që të dy të jeni të lumtur.
Nëse ai nuk dëshiron të heqë dorë nga “e drejta” e tij për të vendosur gjithçka, është ndoshta koha për të shpëtuar nga një marrëdhënie e tillë kontrolluese.
Ju do: Ai ju flet hapur me ju dhe pret që ju të bëni të njëjtën gjë.
N të gjithë jemi të ndjeshëm në marrëdhëniet tona, por është e vështirë të ndërtojmë një të tillë të fortë pa i ndarë me të tjerët mendimet dhe ndjenjat tuaja. Nëse ai është i gatshëm të kapërcejë frikën e refuzimit dhe të jetë i hapur me ju rreth frikës dhe problemeve të tij, ai ju beson dhe mund të shohë një të ardhme me ju.
Dhe kjo vlen njësoj në të dy aspektet: ai është i interesuar të njohë të vërtetën, jo vetëm armaturën e bukur që mund të keni vënë.
Ju përdor: Ai emocionalisht ju manipulon.
Ai njeh pikat e forta dhe të dobëta tuaja dhe përpiqet t’ju manipulojë për të bërë gjërat që dëshiron. Ky lloj i marrëdhënieve është i papranueshëm. Nëse vëreni që vazhdimisht ndjeheni fajtore ose emocionet e partnerit tuaj i mbizotërojnë ato tuajat, është ndoshta koha për të bërëë një hap prapa dhe për të vlerësuar atë se çfarë po ndodh.
Ju do: Ai është i gatshëm të diskutojë problemet.
Megjithëse një sasi e shëndetshme emocionesh në fakt mund të jetë e dobishme për zgjidhjen e konflikteve dhe për të bërë të lumtur partnerin tuaj, zënkat nuk do ta zgjidhin problemin.
Pasi që të dyve ju kanë përfshirë emocionet, partneri juaj duhet të jetë i gatshëm të bërë një bisedë për të dikutuat rreth gjërave. Komunikimi është çelësi i një marrëdhënieje të fortë dhe një partner që ju do, duhet të jetë në gjendje të lërë pas egon e tij dhe të pranojë se ai mund ta ketë pasur gabim.
Ju përdor: Ai ju provokon që ju të bëni skena në publik ose rri pa folur për ditë me rradhë.
Ne ndonjëherë i përjetojmë gjërat kaq fort sa mund të bëhemi shumë emocionale, por një njeri që ju do, kurrë nuk do t’ju turpëronte publikisht duke bërë skena, duke ju fyer apo duke qëndruar i heshtur për ditë të tëra.
Këto sjellje mund të jenë një shenjë e manipulimit emocional, e një paaftësie për të kontrolluar emocionet e tyre, apo edhe një formë “ndëshkimi” për gjërat që keni bërë gabim. Një njeri që me të vërtetë ju do, kurrë nuk do t’ju lëndonte, kështu që nëse nuk është kjo qëndrimi që dëshironi, është më mirë që ju t’i largoheni kësaj marrëdhënieje.
A keni qenë ndonjëherë në një situatë ku ndiheni sikur jeni manipuluar nga partneri juaj? Cilat ishin shenjat? Ndani historinë tuaj me ne koment.