S’ja ndjen për kamerat! Arnold Schwarzenegger i nënshtrohet punës, mbush vetë gropat e rrugës së lagjes (FOTOT)

E kush tha se yjet e njohur të Hollivudit nuk kujdesen për ambientin dhe komunitetin ku jetojnë. Ylli i njohur e njëherazi edhe ish-guvernatori i shtetit amerikan të Kalifornisë, Arnold Schwarzenegger, ka ndarë nga llogaria e tij në rrjetet sociale momentet kur ai së bashku me disa shoferë mbyllën një gropë të madhe në një nga rrugët e Los Angeles.

“Unë dhe ekipi im kemi ardhur për të mbyllur gropën gjigante që ka mërzitur të gjithë fqinjët e mi për javë të tëra duke shkatërruar makinat dhe biçikletat që kalojnë mbi të. Unë gjithmonë them: Mos u anko, bëje”, ka shkruar aktori.