Situatë e pazakontë! Danimarka rikthen fëmijët në shkollë, pamje nga rregullat e reja
Danimarka ka kthyer sërish fëmijët në shkollë, fill pasi u mor vendimi për lehtësimin e kufizimeve nga koronavirusi duke u bërë kështu i pari vend në Evropë që rihap shkollat.
Mediat vendase bëjnë me dijeni se çerdhet, kopshtet dhe shkollat fillore i kanë mirëpritur fëmijët ditën e sotme, të cilët janë fotografuar jashtë godinave, duke qëndruar 2 metra larg njëri-tjetrit, për të ruajtur rregullat e distancës sociale.
Shkollat ishin mbyllur që nga 12 mars në përpjekje për të frenuar përhapjen e koronavirusit.
Në fillim të prillit, qeveria e vendit njoftoi se shkollat do të rihapeshin “me kushtin që të gjithë të mbajnë distancën e tyre dhe të lajnë duart”. Rregullat speciale nënkuptojnë që shkollat duhet të sigurojnë që një distancë prej rreth 2 metrash të mirëmbahet midis tavolinave në klasa dhe pushimet për nxënësit duhet të organizohen në grupe të vogla.
Por disa prindër kanë kundërshtuar rihapjen e shkollave, duke firmosur një peticion që ka mbledhur rreth 18,000 nënshkrime.
Top Channel