Situatë alarmante në Lezhë/ Futen në karantinë 9 edukatoret, njëra doli pozitive me koronavirus

Situata paraqitet alarmante në Lezhë, pasi 9 edukatoret e kopshtit publik “Skënderbeg” janë futur në karantinë dhe po presin përgjigjen e tamponit sepse njëra prej tyre kishte dalë pozitive me koronavirus.

Mësohet se edukatorja e këtij kopshti dhe bashkëshorti i saj kanë dalë pozitiv me Covid-19. Për momentin kopshti në fjalë është mbyllur dhe është dezinfektuar.

I janë marrë tamponët edhe pjesës tjetër të stafit të këtij instutucioni. Mësohet se gjatë kësaj periudhe, në kopsht nuk kanë shkuar fëmijë.