Situata me Covid 19/ Pesë viktima dhe 154 të infektuar në 24 orët e fundit

Rritet në 8759 numri i personave të prekur nga Covid 19 në vendin tonë. Numri total i viktimave shkon në 259 persona.

Në përditësimin e MSH-së, që u bë nga Dr. Eugena Tomini te Instituti i Shëndetit Publik, bëhet me dije se kanë humbur jetën pesë pacientë në dy spitalet Covid, ndërsa numri i personave të infektuar në 24 orët e fundit është 154.

Viktimat janë një 56 vjeçar nga Durrësi, një 73 vjeçar nga Tirana, një 73 vjeçar dhe një 81 vjeçar nga Korça, një 75 vjeçar nga Lezha, me sëmundje bashkëshoqëruese.

DEKLARATA E PLOTE
Nisur nga situata epidemiologjike e përhapjes së infeksionit SARS-COV2 në vendin tonë, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të tregohen të kujdesshëm në respektimin e masave për parandalimin e ketij infeksioni, mbani detyrimisht maskë në ambiente të mbyllura dhe aty ku nuk ruhet dot distanca, kujdesuni për higjenën personale, ruani distancimin fizik dhe izolohuni nëse keni shenja të sëmundjes.

Ju informojmë për situatën epidemiologjike në vend:

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer 870 testime.

117 qytetarë e kanë fituar betejën me COVID19 në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 4530 që nga fillimi i epidemisë.

Nga totali i testimeve, 154 persona janë konfirmuar pozitivë me COVID-19. Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 94 raste në Tiranë e cila aktualisht cilësohet nga vatrat më të nxehta të infeksionit, 11 raste në Durrës, 7 raste në Korçë, 6 raste në Kavajë, 5 raste në Shkodër, nga 4 raste në Elbasan Kamëz, nga 3 raste në Devoll, Lezhë, Bulqizë, nga 2 raste në Berat dhe Pogradec, nga 1 rast në Krujë, Fier, Kukës, Sarandë, Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Memaliaj, Shijak, Vorë, Cërrik.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 160 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 13 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar. Ju informojmë se në dy spitalet COVID janë gjithashtu duke marrë shërbim të specializuar 38 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes. Ndërsa vijojnë të trajtohen edhe pacientë të dyshuar për COVID19, sipas protokolleve përkatëse.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, fatkeqësisht, në dy spitalet COVID, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen; një 56 vjeçar nga Durrësi, një 73 vjeçar nga Tirana, një 73 vjeçar dhe një 81 vjeçar nga Korça, një 75 vjeçar nga Lezha, me sëmundje bashkëshoqëruese. I shprehim ngushëllimet familjarëve.
Nëse dyshoni se jeni i prekur ose keni shenja të sëmundjes duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127. Ministria e Shëndetësisë ka vënë në dispozicion të qytetarëve linjën e gjelbër 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes apo për çdo informacion tjetër rreth Covid19.

COVID-19 – Statistika (25 Gusht 2020)
Testime totale 57874
Raste pozitive 8759
Raste të shëruara 4530
Raste Aktive 3970

Humbje jete 259 (Qarku Tiranë 123, Durrës 37, Shkodër 35, Fier 12, Korçë 12, Elbasan 11, Lezhë 9, Kukës 6, Vlorë 6, Dibër 4, Gjirokastër 3, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 1994
Durrës 510
Shkodër 304
Fier 180
Lezhë 176
Korçë 191
Vlorë 142
Kukës 140
Elbasan 155
Berat 78
Gjirokastër 49
Dibër 51

Balkanweb