Situata e pandemisë në Itali sjell ndryshime për “Sanremo”-n
Pas shtyrjes fillestare nga shkurti, muaji që është organizuar tradicionalisht, në mars, festivali i famshëm i këngës italiane “Sanremo”, mund të shtyhet përsëri për prill. Arsyet, përveç pandemisë Covid-19 që ka bërë të riorganizohen apo shtyhen shumë evente të rëndësishme, do të lidheshin gjithashtu me një kërkesë specifike të bashkisë së Sanremos. Mësohet se ata do t’i kërkojnë RAI-t, rrjetit transmetues dhe përgjegjës për festivalin, që ta shtyjnë deri në mes të pranverës, në një periudhë në të cilën shpresojnë se numrat e koronavirusit do të jenë më shumë nën kontroll.
Natyrisht që kjo kërkesë është e lidhur edhe me turizmin në zonë dhe të ardhurat ekonomike që fitojnë nga festivali, që në këyë edicion, pa pjesëmarrjen e publikut, mund të pësojnë një tkurrje alarmante për artistët dhe organizatorët. Dyshimet për edicionin e ardhshëm të “Sanremo”-s, kanë vënë në alarm edhe ata që punojnë nga brenda. Vetë moderatorët dhe drejtuesit artistikë, Amadeus dhe Fiorello, kanë shpjeguar pse pjesëmarrja e publikut për një ngjarje kaq të rëndësishme është e domosdoshme.
Nga situata e tamishme, duket shumë jopraktike që festivalit të organizohet në mënyrë tradicionale, pikërisht për shkak të kurbës së ngjitjes të virusit.