Sipas Vera Orës martesën e mbajnë gjallë këto 2 rregulla të arta, a jeni dakord me të?

Edhe pse është mamaja e një prej artisteve më të suksesshme sot për sot në botë, Vera Ora nuk ka patur nevojë për famën e së bijës për të depërtuar te publiku. Mjekja psikiatre nga Prishtina është e njohur për kontributin e saj në shërbimin kombëtar shëndetësor (NHS) në Mbretërinë e Bashkuar, por edhe për nismat e vazhdueshme në mbrojte të fëmijëve dhe grave të dhunuara apo kauzave të tjera sociale.

Vera Ora është vazhdimisht aktive në rrjete sociale ku ndan momente nga puna e përditshme, eventet e ndryshme ku është e ftuar apo pushimet, të cilat shpeshherë i kalon në mëmëdhe. Sot ajo dhe Besniku festojnë 35-vjetorin e martesës dhe për të rikujtuar këtë moment solemn, ajo ka postuar një foto nga dita e tyre më e lumtur dhe 2 rregullat e saj për të patur një marrëdhënie jetëgjatë.

“Ekzistojnë 2 rregulla të arta miq:

1. Gruaja ka gjithmonë të drejtë.

2. Kur mendoni se ajo e ka gabim, bjerini vetes me shpullë dhe lexoni rregullin e parë.”-shkruan ajo me shaka.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Vera Ora (@veraora)