Sipas shkencës, mashkulli më i bukur në botë është Robert Pattinson
Robert Pattinson është mashkulli më i bukur i planetit. Merita për këtë është e fytyrës së tij në perfeksion absolut. Ai që ka bërë këtë vlerësim është kirurgu estetik Julian De Silva, i cili aplikoi në fytyrat e personazheve të famshëm “Golden Ratio of Beaty Phi”, një ekuacion i përdorur nga Grekët e Lashtë për të matur bukurinë absolute.
Ai ka bërë një listë me klasifikimin e më të famshmëve me përqindjen më të lartë të perfeksionit me atë idealen. Dhe në majë të kësaj është Batmani i ri.
Mjeku De Silva, që drejton Center For Advanced Facial Cosmetic And Plastic Surgery në Londër, ka përdorur teknikat e fundit kompjuterike në fytyrat e yjeve, të bazuara në algoritëm. Daily Mail ka deklaruar: ‘Këto teknika të reja të hartës kompjuterike na japin mundësi të zgjidhim disa mistere të asaj që e bën dikë fizikisht të bukur’.
Në këtë klasifikim special Pattinson ka përqindjen më të lartë të perfeksionit me (92,15%), më pas vijnë Henry Cavill dhe Bradley Cooper të dy me të njëjtën përqindje (91.08%). Brad Pitt (90.51%), George Clooney (89,91%), Hugh Jackman (89,64), David Beckham (88,96%), Idris Elba (88,01%), Kanye West (87,94%) e Ryan Gosling (87,48%).